Barcelona nuk është e gatshme të fitojë trofe të mëdhenj dhe tifozët duhet të jenë “realist” në lidhje me shanset e tyre për titull, ka thënë trajneri i Barcelonës Ronald Koeman.
Katalanasit përballen me Athletic Bilbaon të dielën për herë të parë që nga disfata ndaj skuadrës së Marcelinos në finalen e Superkupës së Spanjës..
Barca shkon në këtë ndeshje me 10 pikë prapa Atletico Madridit që kryesojnë tabelën si dhe kanë edhe një lojë më pak të zhvilluar.
Ish-trajneri i Holandës mendon se ky ka qenë një vit tranzicioni për klubin që do të thotë se ata nuk duhet të kenë synime të mëdha.
“Është e vështirë, sepse hendeku i pikëve është shumë i madh,” tha ai të shtunën para gazetarëve.
“Në Ligën e Kampionëve, nuk ka asnjë favorit të qartë. Ne do të përballemi me Paris Saint-Germain dhe do të përpiqemi t’i eliminojmë.”
“Unë kam thënë disa herë se ky është një sezon ku ne po i ndryshojmë gjërat, ne po zgjedhim lojtarët e rinj.”
“Barcelona nuk do të fitojë shumë gjëra tani. Ne duhet të jemi realistë nga kemi ardhur, ndryshimet që kemi bërë … jo gjithçka varet nga një lojtar. Ne gjithmonë duhet të jemi të gatshëm të luftojmë, por duhet të jemi realistë “, nënvizoi Koeman./KosovaPress