​KQZ mban konferencë për verifikimin e kandidatëve të zgjedhjeve lokale

Sot (24.08.2021) në orën 17:00, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi do të mbajë konferencë për media lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve nga institucionet e ndryshme nëse janë në pajtueshmëri me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Deri në orën 16:00 të ditës së sotme ka qenë afati për pranim të përgjigjeve nga institucionet e ndryshme, në mesin e të cilave edhe nga KGJK-ja, nga ku është kërkuar të dihet se kush janë kandidatët që kanë dënime të formës së prerë nga gjykata për vepra penale në tri vjetët e fundit.

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 17 tetor.

/KosovaPress/

Read Previous

​Një muaj paraburgim për Dardan Krivaqën, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares

Read Next

Gjërat e përditshmërisë që i ndryshoi teknologjia