Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zgjedhjet parlamentare të 09 shkurtit 2025 në Komunën e Gjakovës të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 34.68 % e qytetarëve, krahasuar me vitin 2021 ku pjesëmarrja në votime ka qenë 41.36 %.
Sipas të dhënave preliminare të KQZ-së në Gjakovë prin LVV me 47.15 për qind. Rezultatet përfundimtare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 Lëvizja Vetëvendosje ka arritur ti ketë 55.25 për qind të votave.
PDK në rezultatet preliminare në Gjakovë ka arritur ti marr 10.23 për qind, ndërsa në rezultatet përfundimtare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kishte arritur t’i marr 7.17 për qind.
LDK në rezultatet preliminare në Gjakovë ka arritur ti marr 16.68 për qind të votave, derisa në rezultatet përfundimtare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kishte arritur t’i marr 8.46 për qind.
AAK sipas rezultateve preliminare ka arritur ti marr 19.70 për qind derisa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kishte arritur t’i marr 23.61 për qind.
Të dhënat janë marrë nga përditësimi i fundit i orës 11:07. Rezultatet preliminare të publikuara sot nga KQZ-ja, nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta si dhe votat jashtë Kosovës.