​Kupa e Botës 2010, kjo video e Xavit bëhet virale në rrjet

LISBON, PORTUGAL – NOVEMBER 17: Xavi Hernandez (L) of Spain duels for the ball with Raul Meireles of Portugal during the International Friendly match between Portugal and Spain at the Estadio da Luz on November 17, 2010 in Lisbon, Portugal. Spain lost the match 4-0. (Photo by Jasper Juinen/Getty Images)

Për shumë vite, Spanja ishte dominuese e futbollit ndërkombëtar

“La Roja” gjithmonë kishin një bollëk talentesh të klasit botëror, por nuk mund të dilnin në skenat më të mëdha të futbollit.

Sidoqoftë, gjithçka ndryshoi në vitin 2010. Në Afrikën e Jugut, Spanja siguroi trofeun e parë të Kupës së Botës, duke mundur Hollandën me rezultat 1-0 në finale falë një goli të Andres Iniestas në kohën shtesë.

Ishte një ekip që i kishte të gjitha dhe shkëlqimi i tyre ishte për faktin se shumica e formacionit titullar luanin së bashku në nivel klubi me Barcelonën.

Një nga yjet e “Blaugranëve” që ishte në kulmin e shkëlqimit të tij në verën e vitit 2010 ishte Xavi Hernandez, njeriu që “shpiku” lojën tiki-taka.

Mesfushori startoi në të gjitha shtatë ndeshjet për “La Roja” në Kupën e Botës atë vit, duke kontribuar me asistime kundër Portugalisë në fazën 1/16 dhe Gjermanisë në gjysmëfinale.

Por performancat e tij kishin të bënin me shumë më tepër sesa thjesht statistikat. Ai ishte njeriu kryesor i Spanjës në mes të fushës dhe një video e momenteve kryesore të tij nga ai turne u bë virale në “Tëitter”.
Këto ishin momentet magjike të ofruara nga Xavi në Kampionati Botëror 2010./KosovaPress

Read Previous

​BE dhe AstraZeneca një ‘hap përpara’ me vaksinat

Read Next

​Raiola kërkon pagë prej 10 milionë euro për Donnaruman për të rinovuar