Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me drejtorin e përgjithshëm të doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, të cilin e riemëroi drejtor të përgjithshëm të Doganës me mandat katër vjeçar, sipas propozimit të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve.
“Kryeministri në detyrë Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, falënderuan drejtorin Llugaliu për punën e deritanishme, e përgëzuan për performancën e tij dhe të Doganës dhe e uruan për mandatin e ri duke i dëshiruar suksese të mëtejme në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e kryeministrit.
Llugaliu ka marr detyrën si drejtor i Doganës që nga prilli i vitit 2021. /KosovaPress/