Mbrojtësi i Barcelonës Sergi Roberto thuhet se ka rezultuar 26 herë pozitivë me Covid-19, para se më në fund të rikthej një testim negativ, ku edhe iu dha drita e gjelbër që të bashkohet me skuadrën, raporton “Mundo Deportivo”.
Lojtari i Kombëtares së Spanjës e kontraktoi koronavirus-in gjatë kohës sa ishte duke u rikuperuar nga një lëndim në muskul të këmbës, gjatë nëntorit të vitit të kaluar.
Sidoqoftë, pas testit të tij të parë pozitiv me Covid-19, ai riktheu edhe 25 teste të tjera me po të njëjtin rezultat si i pari, respektivisht pozitiv, para se të rikthente të 27-in me rezultat negativ, kështu më në fund të bashkohet me skuadrën e Barcelonës.
Roberto arriti të paraqitet në ndeshjen e fundit në La Liga për Barcelonën, ku hyri si rezervist në pjesën e dytë, në fitoren 2:1 kundër Athletic Bilbaos./KosovaPress