​Ky është numri i subjekteve dhe kandidatëve të certifikuar për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar grupin e parë prej 11 subjekteve politike me gjithsej 606 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës më 9 shkurt 2025.

Në këto 11 subjekte bëjnë pjesë Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Kosova Demokratik Turk Partisi, Socijaldemokratska Unija, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Koalicija Vakat, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Nova Demokratska Stranka, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak.

Drejtori i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike, Besnik Buzhala, tha se sipas verifikimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, asnjë kandidat nga këto parti politike nuk bie ndesh me ligjin.

“Janë 11 subjekte politike, me gjithsej 606 kandidatë. 5:10 Sa i përket verifikimit të të dhënave të kandidateve, ashtu siç obligohemi, sipas nenit 30 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, sipas verifikimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, asnjë kandidat nuk bie ndesh me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme”, tha Buzhala.

LVV-ja ka 69 kandidatë burra dhe 41 gra, ndërsa PDK-ja ka 72 kandidatë burra dhe 38 gra, po aq edhe partia tjetër LDK.

Gjatë periudhës për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë (1 shtator – 11 dhjetor 2024, 23:59) kanë aplikuar 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. /KosovaPress/ 

Read Previous

Libri i Papa Françeskut: Si i shpëtova dy atentateve në vitin 2021

Read Next

Të premtën mbahet “Shtegu i ndriçimit”