Eden Hazard ka pësuar një dëmtim të ri dhe duket se do të humbasë ndeshjen e parë të fazës së 1/16-të të të Ligës së Kampionëve të Real Madridit me Atalantan.
Reprezentuesi belg ka kaluar një kohë të vështirë me dëmtimet që kur u transferua në “Santiago Bernabeu” nga Chelsea në një marrëveshje prej 100 milionë euro në verën e vitit 2019, përcjell KosovaPress.
30-vjeçari, i kthyer së fundmi, tani ka pësuar një dëmtim të ri të muskujve dhe mund të përballet me një muaj larg fushave.