“Djajtë e Kuq” kanë prioritet të arrijnë marrëveshje me Haaland dhe Kounde.
Gjiganti anglez Manchester United nuk është më i interesuar për shërbimet e yllit të Dortmundit Jadon Sancho, raporton “Express Sport”.
Sidoqoftë, “Djajtë e Kuq” kanë prioritet të arrijnë marrëveshje me sulmuesin e Dortmund Erling Haaland dhe mbrojtësin e Sevilla Jules Kounde, përcjell KosovaPress.
United verës së kaluar kishte prioritet sulmuesin e krahut, por çmimi i lartë 110 milionë eurosh bëri që të dyja klubet të mos arrijnë marrëveshje./KosovaPress