​Moti sot i vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave parashihet mot me kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Kjo situatë sipas institutit vjen si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë perëndimore dhe jugperendimore.

“Parashihen reshje shiu në viset e ulëta, duke i përjashtuar disa zona perëndimore dhe jugperendimore, ku përveç rigave të shiut do të ketë kushte edhe për reshje bore, derisa në viset e larta mbi 1100m parashihen reshje të intensitetit mesatar. Temperaturat do të ulën dukshëm në krahasim me javën që po e lëmë pas”, thuhet tutje.

Të hënën sipas institutit do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, derisa në viset e larta dhe në disa zona perëndimore parashihen reshje bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet tutje.  /KosovaPress/

Read Previous

Vdes babai i presidentit Hashim Thaçi

Read Next

​21 vjet nga revolta kundër UNMIK-ut