Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, bëri të ditur se janë gjobitur disa shtëpi botuese, pasi u konstatua rritje e çmimeve të teksteve për komunitetet.
Gjatë një seance plenare, Nagavci theksoi se deri më tani nuk kanë marrë ankesa nga drejtoritë komunale për mungesë të librave shkollorë.
“Ne kemi shqyrtuar me kujdes të gjitha shqetësimet që janë ngritur dhe kemi monitoruar situatën për çmimet e teksteve. Pas rezultateve të suksesshme që kemi arritur, për herë të parë nën qeverinë Kurti, kemi ofruar tekste për fëmijët e komuniteteve në gjuhën e tyre amtare. Tani, duhet të sigurohemi që ata dhe familjet e tyre nuk diskriminohen për sa i përket çmimeve.”
Ajo shtoi se, në bashkëpunim me MINT-in, inspektorët dhe autoritetin mbikëqyrës, janë kryer kontrolle në librari, ku janë identifikuar shkelje. “Disa raste tashmë janë ndëshkuar dhe do të ndërmerren veprime të mëtejshme për secilin rast të veçantë.”, përfundoi Nagavci. /tvsyrivison/