Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në Terminalin Doganor Hani i Elezit, në një kamion me rimorkio janë gjetur 12 shtetas nga Afganistani.
Rasti ka ndodhur sot, rreth orës 04:00, kur në Terminalin Doganor, Han i Elezit, nga Maqedonia e Veriut ka ardhur një kamion, i cili drejtohej nga A. N. (1983) nga Graçanica.
Personat janë kontrolluar nga ekipi mjekësor dhe të njëjtit janë duke u trajtuar konform ligjit për shtetas të huaj në Republikën e Kosovës. Ndërkohë kanë nisur hetimet lidhur me dyshimet për kontrabandë me migrantë./KosovaPress.