Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po pret në takim Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, raporton KosovaPress.
Osmani dhe Lammy pas takimit do të deklarohen për media.
Kryediplomati britanik ka arritur në Prishtinë të martën mbrëma, ku është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe disa prej anëtarëve të kabinetit të tij.
Ai po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor, ku do të vizitojë edhe vendet të tjera rajonale./kp