Skuadra e Prishtinës ka shënuar edhe golin e tretë në përballjen me Dritën në kuadër të Superkupës së Kosovës.
Në minutën e 93’, në shtesat e fundit të ndeshjes, fitoren skuadrës së Prishtinës ia vulosi Shillova, që e mposhti portierin e skuadrës së Dritës përmes një goditje që përfundoi mes këmbëve të gardianit të portës, përcjell KosovaPress.
Tani rezultati është 1:3 në të mirë të “Plisave”, dhe ky rezultat nënkupton se kryeqytetasit janë kampionë të Superkupës së Kosovës./KosovaPress.