​Qeveria vendos lehtësimin e masave antiCOVID-19

Qeveria në detyrë e Kosovës në një mbledhje online ka marrë vendime për lehtësim të masave për COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku.

Ajo shtoi se mbledhja e Qeverisë është duke vazhduar.

“Hiqet ora policore, studentët kthehen në fakultet fizikisht dhe operatorët ekonomik operojnë deri në ora 22:00. Ora policore është hequr për zonat e kuqe”, ka shtuar ajo.

Siç mësohet, është propozuar që të zgjatet ora e lëvizjes së qytetarëve dhe punës së operatorëve ekonomikë është zgjatur deri në orën 22:00 në të gjitha zonat e rrezikut.

Po ashtu është propozuar që qendrave tregtare t’ju lejohet puna nga ora 05:00 deri në 22:00

Edhe shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë parashihet të lejohen që të punojnë nga 05:00-22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Ndërsa transporti publik vazhdojnë të punojnë duke shfrytëzuar deri në 50 përqind të kapaciteteve duke respektuar “manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.

Taksitë lejohen të punojnë me një pasagjerë parapa ose deri në tre nëse janë anëtarë të familjes. 

Read Previous

AFD: Anuloni ‘Rregulloren e Ballkanit Perëndimor’, po pësojmë të gjithë

Read Next

Janë ndër njerëzit më të shëndetshëm në botë sepse e hanë këtë çdo ditë