​Refuzohet ankesa e Kurtit për gjobën prej 250 eurosh për mosparaqitje në Prokurori

Gjykata Themelore në Prishtinë, kolegji shqyrtues i gjyqtarëve, ka refuzuar ankesën e kryeministrit Albin Kurtit për gjobën prej 250 euro, e cila iu shqiptua për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Betimi për Drejtësi brenda Qeverisë, derisa është kontaktuar edhe zëdhënësi i qeverisë por se nuk ishte i qasshëm.

Ky medium ka raportuar se ka kërkuar nga Gjykata dhe Prokuroria përgjigje lidhur me rastin e gjobës ndaj Kurtit, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kishte urdhëruar Kurtin që të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit më 4 mars 2025, në ora 10:00, në PSRK. /BetimipërDrejtësi/KosovaPress/

Read Previous

​Iphone 17 pritet të lansohet në shtator të këtij viti

Read Next

BE: Formimi i shpejtë i Qeverisë është thelbësor për Kosovën