​Ronaldo zbulon emrat që mund të marrin drejtimin e Kombëtares së Brazilit

Ronaldo “fenomeni” ka zbuluar se cilët janë të preferuarit e tij për të marrë detyrën e trajnerit të Kombëtares së Brazilit. Në një intervistë për programin “Galvão e Amigos”, ish-lojtari renditi emrat që do të dëshironte të shihte në krye të Brazilit, me Pep Guardiolën, Jorge Jesus, Abel Ferreira dhe Renato Gaúcho në listën e tij.

“Do të përpiqesha, por me të vërtetë duhet të bëhet shumë më shpejt sesa po bën federata, natyrisht. Por do të provoja sipas radhës Guardiola, Jorge Jesus, Abel dhe nëse asnjëri nuk do të kishte sukses, do të kisha një plan me Renato Gaúcho, të cilin mendoj se do ta bënte si masë urgjente deri në Botëror”, ka thënë Ronaldo, përcjellë KosovaPress.

Përveç emërtimit të emrave të preferuar për të marrë përsipër Kombëtaren e Brazilit, ish-sulmuesi kritikoi programin e trajnimit të trajnerëve. /KosovaPress/

Read Previous

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci dënon ashpër sulmin në zyrat e Postës së Kosovës

Read Next

Hulumtimi nga NASA: Akulli arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave