​Sot zhvillohet finalja e madhe e Wimbledonit

Gara më prestigjose në sportin e tenisit, Wimbledoni, sot vë përballë australianin Nick Kyrgios dhe serbin Novak Gjokoviq

Kyrgios është sërish në një finale të Wimbledonit pash 10 viteve. Në vitin 2012 australiani luajti dhe fitoi finalen e të rinjve. Sot ai do të dalë në fushë për të luajtur finalen kundër Gjokoviçit, përcjellë KosovaPress.

Sipas faqeve të basteve, favorit është padyshim Gjokoviç, ndërsa shanset për Kyrgios janë më të larta se 4:1, një diferencë e konsiderueshme për një finale të Grand Slamit. /KP/

Read Previous

Çfarë ndodh nëse makina jonë goditet nga rrufeja?

Read Next

​Ushtarakët e FSK-së sfidohen në trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”