Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi se institucionet e reja duhet ta themelojnë Gjykatën e Punës dhe ta realizojnë kontratën kolektive.
Duke shprehur zotimin e tij, Azemi tha se synimi i tyre karshi ekzekutivit do të jetë që mos të ketë pagë nën kërkesat e tyre.
Gjatë ditës protestuan edhe Sindikata e Pavarur e Aeroportit dhe Sindikata për Transport dhe Lidhje të Kosovës..
Kryetari i kësaj të fundit, Alush Sejdiu tha se 1 maji i këtij viti punëtorët e sektorit privat po i gjen në situatë të rëndë dhe përbuzur./KosovaPress