​Të moshuarit po kanë vështirësi në aplikimin online për vaksinim

Në qendrën e vaksinimit në sallën ‘1 Tetori”, në Prishtinë, po vazhdon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 65 vjeç. Vaksinimi kundër COVID-19 ka vazhduar për ata që janë regjistruar në platformën e-Kosova dhe sipas terminëve të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë̈.

Qytetarët e Prishtinës ankohen për aplikimin online, pasi që shumë prej tyre nuk dinë se si funksionon ky proces. Kurse, një pjesë e madhe e qytetarëve ktheheshin prapë, pasi nuk kishin arritur me sukses aplikimin për vaksinim.

Nazmi Latifi nga Prishtina thotë se djali tij ka aplikuar, ndërsa ai nuk do të dinte dhe do të mbetej pa aplikuar.

Fatmir Hadri tha se djali i tij ka aplikuar për të dhe se ka pritur me qejf për t’u vaksinuar.

Riza Bllaca tregon për KosovaPress, se është kontaktuar nga ministria për orën se kur duhet të vijë për vaksinim. Ai procesin e vaksinimin e krahason me vendet e perëndimit.

Ndërsa, Sami Ibishi u lë fajin partive politike për tollovinë e shkaktuar këto ditë në sallën “1 Tetori”.

Xhevdet Rusinovci tha se ai ka kryer aplikimin për prindërit e tij, pasi shton se të moshuarit do të kenë vështirësi më ketë formë të aplikimit për vaksinim.

Gjatë dy ditëve të fundit janë̈ vaksinuar 7.742 qytetarë me vaksinën kundër COVID-19, dhe numri i përgjithshëm i qytetarëvë të vaksinuar deri më tani është̈ 39.321.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë pritet të krijohen mundësi të tjera shtesë për regjistrimin e të gjithë̈ qytetarëvë që duhet të vaksinohen./KosovaPress

Read Previous

Rikthehet Eurovision

Read Next

​LDK: Qeveria pa parime në dialogun me Serbinë