Policia e Kosovës gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Soqanicë të Leposaviqit, ka gjetur dhe konfiskuar një tendë e improvizuar me një llamë elektrike, një pompë uji, një kuti plastike me disa bimë të mbjella me kanabis.
Po ashtu, janë gjetur një vazo, tjetër me disa bimë–kanabis, një sirtar druri për tharje të narkotikëve dhe një sasi substancë dyshuar e llojit marihuanë në peshë 1.5 gram dhe 200 fara Kanabis.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Po në të njëjtin fshat, gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit mashkull kosovar, i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 28 gram.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./telegrafi/