​Tuchel kapet me gazetarin! A je në konferencën e duhur?

Trajneri i Chelseat Thomas Tuchel nuk iu përgjigj një pyetjeje mbi thashethemet se Dele Alli ishte në rrugën e duhur për një lëvizje në Paris Saint-Germain përpara ndeshjes së skuadrës së tij kundër Tottenhamit.

Tuchel u lirua nga detyra e tij i menaxher i PSG-së pas dy vitesh, pavarësisht se kishte drejtuar klubin deri në finalen e parë të Ligës së Kampionëve në edicionin 2019-20.

Megjithatë, Tuchel nuk u desh të priste shumë për t’u angazhuar si trajner. Chelsea mori vendimin për t’u ndarë me Frank Lampardin më 25 janar dhe menjëherë e angazhoi gjermanin si trajner të ri në “Stamford Bridge.”

Alli ishte lidhur me idenë për t’u bashkuar me PSG si huazim për shkak të mungesës së kohës së lojës nën drejtimin e Jose Mourinhos, me raporte që sugjerojnë se 24-vjeçari ishte i etur për t’u ribashkuar me Pochettinon në Francë, përcjell KosovaPress.

Tuchel u pyet për sagën në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes me Tottenhamin për shkak të lidhjes së tij të mëparshme me klubin e Ligue 1, por refuzoi të përgjigjej për një çështje për të cilën ai tha se nuk ishte shqetësimi i tij.

“A jeni në konferencën e duhur për shtyp?” tha ai duke kundërshtuar pyetjen e gazetarit. “A jeni i sigurt? Unë nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetje.”, ishte reagimi i Tuchel.

Read Previous

Publikohet raporti për çështjen e ligjshmërisë së operimit të hidrocentraleve në Kosovë

Read Next

Përse Shakira nuk është martuar akoma me të dashurin dhe babanë e fëmijëve të saj, Gerard Pique?