​Tuchel mesazh Mourinhos para ballafaqimit në Premier Ligë

LONDON, ENGLAND – JANUARY 27: Thomas Tuchel the head coach / manager of Chelsea during the Premier League match between Chelsea and Wolverhampton Wanderers at Stamford Bridge on January 27, 2021 in London, United Kingdom. Sporting stadiums around the UK remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Sam Bagnall – AMA/Getty Images)

Në konferencën e tij për media përpara udhëtimit në veri të kryeqytetit nesër për ndeshjen kundër Tottenhamit, trajneri i Chelseat Thomas Tuchel ka konfirmuar se dy lojtarë të skuadrës së tij janë dyshim për këtë ndeshje.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 22 të Premier Ligës dhe zhvillohet të enjtën me fillim nga ora 21:00, përcjell KosovaPress.

“Ne kishim dy çështje të vogla sot në fushën e stërvitjes,” tha Tuchel.

‘Kurt Zouma dhe Kai Havertz u larguan nga fusha për shkak të disa problemeve. Ata po kontrollohen tani dhe është e diskutueshme nëse do të jenë në skuadër për sfidën e nesërme. Të gjithë të tjerët janë në dispozicion. :, sqaroi ish-trajneri i Paris-Saint-Germain.

Sa i përket ballafaqimit me Jose Mourinhon, Tuchel u shpreh:

“Jam shumë i lumtur që garoj me një ekip të fortë kundër skuadrës së tij. Jam shumë i lumtur që arrij me cilësinë që e kemi në skuadër, me mentalitetin tonë dhe me atmosferën që kemi tani. Kjo është gjëja më e rëndësishme.”

“Tottenham është shumë konkurrues dhe shumë i fortë. Do të jetë një sfidë. Jose është një fitues dhe unë dua të zbatoj të njëjtën gjë në ekipin tim. Ne jemi në nivelin më të lartë për të fituar ndeshje dhe do të provojmë gjithçka nesër për t’i mposhtur në stadiumin e tyre. “

Read Previous

​Një pamje e rrallë e “Estadio da Luz”, stadiumi i Benficas që u shkatërrua në vitin 2002

Read Next

OBSH inspekton laboratorin ku thuhet se u krijua COVID-19