​Zgjidhet MVP i xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll

Këtë fundjavë, në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll, u zhvillua përballja mes KB Pejës dhe KB Rahovecit, e cila përfundoi në të mirë të pejanëve me rezultat përfundimtar 90:85.

Basketbollisti më i dalluar i ndeshjes ishte Brandon Walters i Pejës, që regjistroi 24 pikë, 15 kërcime dhe një asistim, dhe kishte indeksin e lojës 37.

Që prej ardhjes së tij në palestrën “Karagaçi”, qendra e Pejës është duke kaluar nëpër një formë tejet të mirë, ndërsa kjo është hera e parë e tij që zgjidhet MVP i xhiros.

Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur basketbollistët me indekset më të larta të xhiros së 16-të:
1.Christopher Hortman – KB Vëllaznimi – indeksi – 37 2.Brandon Walters – KB Peja – indeksi – 37 3.Endrit Hysenagolli – KB Bashkimi – indeksi – 34 4.Marvin Jones – KB Rahoveci – indeksi – 33 5.Daniel Lekndreaj – KB Sigal Prishtina – indeksi – 30. /KosovaPress. 

Read Previous

Haradinaj përgëzon ministrin Likaj për marrëveshjen me SBAShK

Read Next

Selimi: Vetingu mbron ndershmërinë e prokurorit