Është zyrtarizuar njohja e Kosovës nga Izraeli. Formalizimi kësaj marrëveshje historike u bë në mënyrë virituale.
Marrëveshja e njohjes së Kosovës nga Izraeli u nënshkrua nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj hebre, Ministri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, Gabriel Ashkenazi.
Njohja e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Izraelit, është arritur më 4 shtator të vitit të kaluar në Washington./KosovaPress.